Dreçun: E gjithë UÇK-ja është në Hagë, ofruam dëshmi për "ndërmarrjen e përbashkët kriminale" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreçun: E gjithë UÇK-ja është në Hagë, ofruam dëshmi për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”

    Insajderi
    03 April 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “E gjithë UÇK-ja është në Hagë”, ka thënë Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drequn, shkruan Insajderi. 

    Ai shtoi se pala serbe ka dhënë një kontribut vendimtar për të dëshmuar se kishte një ndërmarrje të përbashkët kriminale te UÇK-ja, pra se UÇK-ja ishte e organizuar në mënyrë hierarkike, siç e citoi Kosovo-Online.

    Drecun shtoi se ishin mbledhur më shumë se 30 mijë dokumente me prova dhe qindra dëshmi të ndryshme.

    “Ka edhe prova të mbledhura nga grupi punues që kam formuar dhe i cili ka punuar për gjashtë vjet për të mbledhur prova dhe fakte,”, u shpreh deputeti serb.

    Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po akuzoheshin si për faj individual ashtu edhe për ndërmarrje të përbashkët kriminale.

    “Sado që mundohen të thonë se ky nuk është gjykim i UÇK-së, në fakt është gjykim i UÇK-së sepse po flasim për një ndërmarrje të përbashkët kriminale…” – vazhdoi argumentet e tij Drecun.

    Ai u shpre hse kishin pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë e Gjykatës Speciale.

    “Kemi identifikuar 159 paraburgime, gjashtë prej të cilave në Shqipëri dhe e kemi ofruar gjithë dokumentacionin për këtë gjë. Ata kontrolluan dyzet e më shumë vende, dhe aktakuza bazohet në to. Pastaj thanë (nga Prokuroria Speciale) se krimet do të lidheshin lehtë përmes atyre paraburgimeve.”, tha Drecun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark