×
  • Lajme
  • Lajme

    Drecun: Escobar i ka dhënë pëlqimin Kosovës për zbatimin e reciprocitetit

    Insajderi
    06 October 2021 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Regjimi me letra ngjitëse në targa po aplikohet nga e hëna në pikat kufitare në Kosovë. Kryetari i komisionit të kuvendit serb për Kosovën, Millovan Drecun, ka deklaruar për RTS se ende nuk është kërkuar një zgjidhje përfundimtare për tabelat dhe se “Prishtina do të përpiqet ta detyrojë Beogradin të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të prezantojë çështjen e reciprocitetit në lojën politike”, transmeton Insajderi.org.

    Drecun ka pretenduar se gjëja më e rëndësishme është se “njësitë speciale të policisë u tërhoqën nga veriu i Kosovës, se rreziku i incidenteve dhe konflikteve të mundshme pushoi dhe se regjimi i letrave ngjitëse është zgjidhje e përkohshme”.

    “Zgjidhja përfundimtare për targat dhe zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes ende nuk është kërkuar, dhe kjo është puna e grupit punues që do të formohet deri në fund të muajit, siç ishte planifikuar, dhe që duhet të gjejë një zgjidhje në gjashtë muajt e ardhshëm”, ka thënë Drecun.

    Ai ka pretenduar se bisedimet do të jenë shumë të vështira dhe se do të jetë e vështirë të arrihet një zgjidhje.

    “Sepse Prishtina po abuzon me çështjen e targave për t’u përpjekur të imponojë dy pozicione. Njëra është që Serbia, të paktën në mënyrë indirekte, përmes targave, të njohë këtë gjendje të rreme të Kosovës, dhe tjetra është të fusë çështjen e të ashtuquajturit reciprocitet në lojën politike dhe që kjo të bëhet e zakonshme dhe diçka normale”, ankohet Drecun.

    Ai ka shtuar se “deklarata e të dërguarit special të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, tregon se Shtetet e Bashkuara i japin Prishtinës pëlqimin për një sjellje të tillë dhe i ka lejuar ata të vendosin të ashtuquajturat masa reciprociteti”.

    “Duke refuzuar zgjatjen e vlefshmërisë së targave KS, që janë neutrale për statusin, të lëshuara nga UNMIK-u, Prishtina simbolikisht po përpiqet të imponojë se nuk ka Kombe të Bashkuara në Kosovë”, përfundon Drecun./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark