×
  • Lajme
  • Lajme

    Drecun: Kosova kërkon njohje, pra dëshiron ndërprerje të dialogut

    Insajderi
    07 July 2021 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dialogu teknik midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon sot në Bruksel, dhe kryetari i ashtuquajturit komision të parlamentit serb për Kosovën, Millovan Drecun, thotë se takimi duhet të jetë përgatitor për takimin midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, raporton Tanjug.

    Drecun thekson se “nuk ka asnjë lajm inkurajues nga Prishtina se është e mundur të bëhet përparim në dialog”.

    Në rend të ditës do të jenë tema të vjetra – formimi i ASK-së, të zhdukurit, energjia…, dhe pretendon se “edhe pse këto janë biseda politike, por do të diskutohen çështje teknike, e jo për statusin”.

    “Ky duhet të jetë një takim përgatitor për atë që duhet të pasojë, e kjo është takimi i presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtit”, thotë Drecun.

    Ai vëren se agjenda nuk varet vetëm nga Beogradi, “i cili mund të propozojë tema por do të shohim nëse Prishtina do t’i pranojë ato”.

    “Kërkesat e Kurtit për njohje janë plotësisht joreale”, thekson Drecun dhe vlerëson se kjo tregon se “ai nuk dëshiron të bëjë përparim”.

    “Ata duan që të krijohet një situatë që bisedimet të ndërpriten dhe pastaj që Beogradi të akuzohet”, pretendon Drecun./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark