×
  • Lajme
  • Lajme

    Drecun: Kuvendi i Serbisë do të ketë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në negociata me Kosovën

    Insajderi
    22 June 2021 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e Kuvendit të Serbisë në të cilën presidenti Aleksandar Vuçiq po raporton mbi procesin e negociatave me Kosovën është i rëndësishëm sepse në periudhën e ardhshme do të kemi një rol gjithnjë e më të rëndësishëm të Kuvendit në atë proces, ka thënë kryetari i të ashtuquajturit komitet i Kuvendit serb për Kosovë, Milovan Drecun.

    Ai për deklaroi për televizionin pro qeveritar TV Përva, se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë “përpjekur për muaj të tërë të parandalojnë përparimin në negociata”.

    “Kurti është plotësisht i pa interesuar për çdo progres dhe pala e Prishtinës nuk dëshiron të zbatojë asgjë për të cilën ishte pajtuar më parë. Kjo është politikisht e dëmshme dhe irracionale. Kurti po sillet si dikush që nuk e di se çfarë është politika. Është një rrugë për destabilizim të mëtejshëm dhe prishja e marrëdhënieve dhe cilësisë së jetës së të gjithëve në Kosovë”, ka pretenduar Drecun.

    Ai ka shtuar se nuk mund të jetë optimist dhe të thotë se ka përparim në procesin e negociatave, sepse “ka gjithnjë e më shumë sulme ndaj popullit serb, pronës së tyre dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”. Drecun ka paralajmëruar për sjelljen e organeve të Kosovë, të cilët fusin gjithnjë e më shumë shqiptarë në forcat e policisë në veri të Kosovës, se është në kundërshtim me rregullin që forcat e policisë pasqyrojnë pamjen etnike në terren./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark