“Publiku nuk është mjaft i njohur me situatën rreth bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës. Lajçak këto ditë do të vijë në Prishtinë dhe Beograd, po hapet një hapësirë për spekulime, kush e di për satën herë po paraqitet një tregim për një “non-paper”, qëndrimet tona janë shumë të njohura, ka deklaruar për RTS kryetari i këshillit paralamentar serb për Kosovën, Millovan Drecun.
“Kemi një situatë se kur thuhet se ka disa pajtime parimore rreth disa çështjeve midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë 11 raundeve të bisedimeve vitin e kaluar, kjo nuk do të thotë asgjë, nuk ka pasur progres”, pretendon Drecun.
Kur bëhet fjalë për çështjen e personave të zhdukur, Drecun shpjegon se Kosova po kërkon gërmime në vendet në Serbi ku dyshohet se atje janë trupat e shqiptarëve të vrarë dhe “Serbia po plotëson kërkesa të tilla”.
“Ne kemi një kërkesë për të gërmuar në pesë lokacione, papritmas shfaqen disa zjarre në ato lokacione, ose ka material që ka karakteristika radioaktive në afërsi të tyre, po flas për një lokacion në Gjakovë, ku ne dyshojmë se ka disa vende ku ndodhen trupat e serbëve të vrarë”, pretendon Drecun.
Ai shtoi se kur zgjidhen çështjet e bashkëpunimit ekonomik, qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave, “shqiptarët duan t’i bartin bisedimet nga Brukseli në CEFTA”.
“Ata po përpiqen të merren vesh me ndonjë shtet anëtar të asaj organizate, së pari me Shqipërinë, dhe pastaj që ajo të këmbëngul që organizata të veprojë në përputhje me marrëveshjen midis Kosovës dhe Shqipërisë, dhe jo Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Drecun.
Drecun thotë se nuk ka pasur progres, “ju mund të shihni se optimizmi i Lajçakut bazohet në fakte të gabuara”.
Ai përkujton se Lajçak po shkon me tezën – për asgjë nuk ka marrëveshje, derisa të ketë marrëveshje për gjithçka. “Serbia refuzoi një qëndrim të tillë, por Lajçak largoi mënjanë Bashkimin e Komunave Serbe, që tregon qëllimin e vendeve të fuqishme perëndimore për të arritur përfundimisht vetëm atë për të cilën shqiptarët flasin në një mënyrë të orkestruar – njohje reciproke”, ankohet Drecun./Insajderi.org.