Drecun: Takimi Vuçiqit – Macron me sa duket solli rezultate për çështjen e Asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drecun: Takimi Vuçiqit – Macron me sa duket solli rezultate për çështjen e Asociacionit

    Insajderi
    12 May 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti serb, Millovan Drecun pretendon se takimi i fundit i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, bëri që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

    “Këtë po e kërkojnë sepse, siç thonë ata, Asociacioni tregon në mënyrën më të mirë se si respektohen të drejtat e njeriut, sa sundimi i ligjit është prezent në Kosovë dhe sigurisht se si është demokracia në Kosovë”, tha Drecun për Tanjug.

    Megjithatë, ai thotë se “ishte e qartë se atje është një dëshirë e fortë që Kosova t’i bashkohet Këshillit të Europës me çdo kusht”.

    Për ta argumentuar këtë, ai citoi shefin e delegacionit gjerman në Këshillin e Europës, Frank Schwabe, i cili pati thënë se sa i përket demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, Kosova është më e avancuar se shumë anëtarë aktualë të KiE.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark