Dreçun: Thaçi “nën tavolinë” po ofron shkëmbim të territoreve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreçun: Thaçi “nën tavolinë” po ofron shkëmbim të territoreve

    Insajderi
    07 May 2017 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Dreçun, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke u përpjekur që “nën tavolinë” të ofrojë bisedime për mundësinë e shkëmbimeve të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tij, Thaçi dëshiron të bëjë shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke ia dhënë Serbisë veriun e Kosovës,  dhe marrë një pjesë të Serbisë jugore, shkruan B92.

    Në programin “Java” të Radio Beogradit, Dreçun ka thënë që është e sigurt që do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan pasi edhe po ka nga të gjitha anët informata të tilla.

    “Hashim Thaçi po përpiqet që ‘nën tavolinë’ të flas rreth asaj se si mundemi të bëjmë shkëmbimin e veriut të Kosovës me pjesën jugqendrore të Serbisë…  nuk po flas nga kujtesa në përgjithësi. Këto ide vijnë nga Amerika…”, tha ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark