Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Dreçun, ka thënë se problemi i “Trepçës” nuk mund të zgjidhet pa Serbinë.
Ai ka thënë se autoritetet e Prishtinës u përpoqën që përmes dhunës ligjore, ta imponojnë një vendim që populli serb nuk mund ta pranojë, në vend që ky ligjit të shqyrtohet në një procedurë të veçantë, e cila nuk do të mund të votohet.
Qeveria serbe ka marrë një sërë masash dhe se përfaqësuesit serbë nuk do të marrin pjesë në parlamentin e Kosovës dhe qeverisë, e cila mund të ndikojë në stabilitetin politik në Kosovë, ka thënë Dreçun për RTS.
Ai beson se Brukseli herët a vonë do të duhet të përgjigjet, duke pasur parasysh se Qeveria ka dërguar një letër ku shpjegonte pasojat e dëmshme të vendimit të “Trepçës”.
Ai rikujtoi se kryeministri ka pasur konsultime me Drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, dhe ministrin e mbrojtjes dhe atë të brendshëm./Insajderi.com