Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar një fotografi nga Rugova ku shihet bashkë me zyrtarë të partisë të cilën ai e udhëheq.
Ai tha se ky është një takim pune me nënkryetar, sekretarë, drejtues parlamentarë si dhe me dy forumet.
“Rugovë. Takim pune me nënkryetarë, sekretarë, drejtues parlamentarë e me dy forumet. Drejt mobilizimit të madh”, shkroi ai në një postim në Facebook.