Vetëvendosje, në njoftimin për media, thotë se Dehari “u përndjek, u arrestua dhe së fundmi edhe vdiq nga regjimi i inkriminuar në Kosovë, vetëm pse mendoi e veproi politikisht”.
“Vdekja e dhunshme e aktivisti politik dhe humanistit Astrit Dehari në paraburgim është e papranueshme. Fakti që 17 vjet pas luftës së pari burgoset dhe pastaj vdes dikush për bindje e tija politike, e pasqyron më së miri se ku e ka kandisur ky pushtet vendlindjen tonë. Me vdekjen e Astritit ky pushtet është ndryshuar nga një pushtet autoritar, në një pushtet diktatorial e vrastar dhe, ne si të tillë nuk guxojmë ta tolerojmë më. Sepse secili nga ne mund të ishte në vend të Astritit”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes.
“Në fund protestuesit shfrytëzuan mundësinë që ta nënshkruajnë peticionin e iniciuar nga më se 100 OJQ, i cili ka filluar të nënshkruhet para dy ditëve në Kosovë, duke kërkuar “Drejtësi për Astrit Deharin! Drejtësi për Kosovën”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com