“Drejtësi për Astritin” kërkohet edhe nga Londra – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Drejtësi për Astritin” kërkohet edhe nga Londra

    Insajderi
    03 December 2016 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja e Astrit Deharit ka prekur edhe shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Disa prej tyre sot kanë protestuar para Ambasadës së Kosovës në Londër. Me parulla në dorë edhe protestuesit atje kanë kërkuar “Drejtësi për Astritin”.

    Madje një parull ku shkruan “Justice” (Drejtësi) ata e  kanë vendosur edhe në hyrje të ambasadës.

    Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të këtij viti në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Rezultatet e autopsisë së vdekjes së tij, të lëshuara nga Prokuroria e Kosovës, thonë se ai ka bërë vetëvrasje.

    Protesta në kërkim të drejtësisë për vdekjen e tij janë organizuar në shumë qytete të Kosovës. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark