"Drejtësi për babin" - aksion para Prokurorisë Speciale për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Drejtësi për babin” – aksion para Prokurorisë Speciale për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit

    Insajderi
    03 November 2023 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjarë, qytetarë e aktivistë të premten kanë mbajtur një aksion simbolik para Prokurorisë Speciale duke kërkuar drejtësi për Astrit Deahrin.

    Më 5 nëntor bëhen shtatë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit, vdekje e cila nuk është zbardhur ende.“

    ’Prokurori mos të fle’; ‘7 vjet për Astritin janë shumë’, ishin disa nga pankartat që mbajtën në duar të protestuesit. Në këtë aksion morën pjesë e prindërit, bashkëshortja e vajzat e tij, që në duar mbante një mbishkrim “Drejtësi për babin”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark