×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtësia sipas Kurtit: Kryeministri i fton prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij

    Insajderi
    16 December 2024 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar prokurorët në zyrën e tij.

    Kjo për ta intervistuar lidhur me aferën e rezervave si dëshmitar.

    Kështu ka thënë zëdhënësi i qeverisë.

    “Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka thënë Kryeziu për Klan Kosovën.

    Kjo deklaratë e tij vjen pasi Kurti nuk u shfaq në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në bazë të orarit të paraparë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark