Instituti Hidrometeorologjik tërhiqet nga padia kundër Sylë Tahirsylajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti Hidrometeorologjik tërhiqet nga padia kundër Sylë Tahirsylajt

    Insajderi
    07 January 2017 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoresha e IHMK-së Letafete Latifi, përmes një komunikate ka thënë se komunikata e parë e institucionit e lëshuar gjatë ditës, ku akuzohej ish-shefi i IHMK-së, Sylë Tahirsylaj, për dezinformata të publikut, ka qenë qëndrim personal i një parashikuesi të motit brenda institutit.

    “Me këtë reagim ju njoftojmë se komunikata për media e lëshuar më parë nga parashikuesi i motit për IHMK nuk përfaqëson një deklaratë institucionale por mbetet në kornizat e mendimit personal të parashikuesit të motit, i cili ka keqkuptuar intervisten e Prof. Sylë Tahirsylaj, dhe reagimi i tij ndaj Prof.Tahirsylaj është i nxituar”, thuhet në komunikatën e dytë të lëshuar sot nga IHMK.

    Në komunikatën e dytë instituti paralajmëronte se do të ngiste padi dhe do të dërgonte para ligjit Sylë Tahirsylajn dhe një numër të portaleve, që sipas tyre po i shpërndanin këto dezinformata.

    Ata thonin se “posedonin rregullore me të cilën ia ndalonin të gjithë personave jashtë institucional që të merren apo të informojnë popullatën rreth motit.”

    Megjithatë, IHMK duke se shpejtë ka ndërruar mendje. Sipas komunikatës së dytë të IHMK-së, mendimet dhe rekomandimet e Tahirsylajt nuk paraqesin asnjë shkelje të rregulloreve të IHMK-së.

    “Prof.Sylë Tahirsylaj ka dhënë mendimet profesionale dhe rekomandimet personale mbi masat që duhet ndërmarr për gjendjen aktuale meteorologjike që po mbretëron në vend, dhe kjo nuk paraqet shkelje të rregulloreve të IHMK. Sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtezakonshme, IHMK nuk është kompetente të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”, thuhet në reagimin e IHMK-së. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark