Drejtoresha e ShSKUK-së: Onkologjia do të digjitalizohet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Drejtoresha e ShSKUK-së: Onkologjia do të digjitalizohet

    Insajderi
    11 May 2023 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Narqize Arenliu-Hoxhaj, ka thënë se në Klinikën e Onkologjisë do të merren hapa në përmirësimin e gjendjes së kësaj klinike.

    Ajo tha se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe bordin kanë formuar një ekip të ekspertëve të cilët kanë marrë evidenca për të gjitha kërkesat e nevojshme për funksionalizimin e Onkologjisë.

    “Tashmë e kemi një pasqyrë të qartë se çka ka nevojë ajo klinikë, ndërsa sot e kemi proceduar planin për infrastrukturë në Zyrën e Prokurimit. Hapësirat do të ndryshojnë, do të ketë më shumë hapësira ku do të marrin terapinë e po ashtu për herë të parë do ta bëjmë digjitalizimin, kartelat e pacientëve të cilët do lajmërohen me kohë për marrjen e terapisë”, është shprehur Arenliu-Hoxhaj,

    Tutje, ajo tha se deri në fund të vitit do të bëhet edhe shpërndarja e terapive për pacientët në Prizren dhe Pejë.

    “Në anën tjetër, së shpejti do të bëjmë edhe decentralizimin, pra, do të fillojmë me terapi tabletare në Prizren dhe Pejë, shpërndarjen e terapive tabletare. Pra, kjo do të ndodhë deri në fund të viti”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark