Drejtoresha e Teatrit “Faruk Begolli”, Burbuqe Berisha ka përfunduar sezonin pranveror me një shfaqje të vetën.
Ajo ka realizuar shfaqjen “Për çaj të Hillary”, me aktoret Shengyl Osmani dhe Rabije Rozi-Kryeziu.
Shengyli luan rolin e Hilary Clinton ndërkaq Rozi luan rolin e Monika Levinskit. Kjo ngjarje bazohet në aferën e ish presidentit Bill Clinton bashkëshorti i Hilary Clinton, i cili e kishte tradhtuar gruan e tij me Monika Levinskin. Teksti është i përkthyer nga anglishtja.
Regjisorja dhe drejtoresha e Teatrit në Unviersitetin AAB, ka thënë për RTV21 se kjo shfaqje mund të jetë mjaft provokues për shkak të zhanrit, trajtimit, mënyrës.
Ajo shtoi se tani që Hilary ëshë kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po vazhdon të përmendet afera e bashkëshortit të saj.