Drejtoresha Musmurati: Fillojnë punën 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat e Prishtinës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha Musmurati: Fillojnë punën 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat e Prishtinës

    Insajderi
    17 May 2022 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se nga nesër do të fillojnë punë15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat e Prishtinës.

    Ajo ka thënë se ky është vetëm hapi i parë në drejtim të duhur, pasi që e dijnë se ka nevojë për më shumë staf mbështetës.

    “Nga nesër fillojnë punën 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat e Prishtinës. Sot në takim të përbashkët me ta folëm për detyrat dhe përgjegjësitë e secilit, si dhe rëndësinë e madhe që kanë për zhvillimin e fëmijëve. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për më shumë staf mbështetës për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe se ky është vetëm hapi i parë në drejtim të duhur.”, ka shkruar Musmurati.

    Në fund, Musmurati është zotuar se qasja arsimore në Komunën e Prishtinës do të jetë gjithëpërfshirëse në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet mbrapa. “Unë zotohem se qasja jonë arsimore do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të kujdesemi që asnjë fëmijë të mos mbetet mbrapa. Urime të gjithëve dhe suksese në rrugëtimin e ri!”, ka përfunduar Drejtoresha e Arsimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark