Drejtori i CIA-s: Sulmi në Stamboll e kreu ISIS - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Drejtori i CIA-s: Sulmi në Stamboll e kreu ISIS

    Insajderi
    30 June 2016 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmi vetëvrasës në Aeroportin Ataturk të Stambollit mban “vulën” e grupit militant Shteti Islamik, tha drejtori i CIA-s, John Brennan.

    Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, i cili ka vrarë 42 veta dhe ka plagosur 239 të tjerë.

    “Shpërthimet e neveritshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, të cilat kanë vrarë dhjetëra njerëz dhe kanë plagosur shumë të tjerë, mbajnë sigurisht vulën e degjenerimit të Shtetit Islamik”, tha Brennan.

    Tre sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë në aeroportin Ataturk të martën mbrëma.

    Edhe autoritetet turke kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark