Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, është deklaruar për situatën e tre yjeve të skuadrës përpara afatit kalimtar të verës.
“Kuqezinjtë” po përgatiten për afatin e verës pasi kërkojnë të mbyllin diferencën me rivalin dhe kampionin në pritje, Interin, duke forcuar skuadrën thuajse në secilin repart.
Kohëve të fundit ka pasur disa shqetësime në lidhje me situatën e yjeve si Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Mike Maignan, mes thashethemeve të ndryshme për të ardhmen e tyre.
Duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, Furlani u pyet për pozicionin e klubit në lidhje me tre futbollistët e përmendur.
“Rafa ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, por para kësaj ai ka dëshirë të qëndrojë në Milan. Ai është i lumtur këtu, ai do të ishte ai që do të kërkonte të largohej, por ai me të vërtetë nuk dëshiron”, tha fillimisht drejtori ekzekutiv i “Rossonerëve”.
“Ata kanë kontrata deri në qershor 2026. Flitet për shitje apo blerje, por shpesh janë lojtarët ata që vendosin të ardhmen e tyre. Theo dhe Maike janë dy kampionë, ne shpresojmë që ata të qëndrojnë me ne për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të bëjnë diferencën përsëri”, deklaroi Furlani.
Leao është i lidhur me një transferim te Paris Saint-Germaini, Hernandez te Bayern Munichi, kurse Maignan te Chelsea.