Drejtori global i Raiffeisen Bank, Dr. Johann Strobl, viziton Devolli Corporation dhe Devolli Group - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori global i Raiffeisen Bank, Dr. Johann Strobl, viziton Devolli Corporation dhe Devolli Group

    Insajderi
    29 August 2025 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Devolli Corporation dhe Devolli Group pritën për vizitë Drejtorin e Përgjithshëm global të Raiffeisen Bank me seli në Austri, dr. Johann Strobl, i cili u njoh nga afër me aktivitetet dhe planet e zhvillimit të këtyre kompanive lidere në Kosovë.
    Gjatë vizitës në fabrikën e kafesë Prince, Strobl u takua me aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli.

    Ai u informua për procesin e prodhimit të kafesë, standardet e larta të cilësisë dhe planet ambicioze për zgjerimin e mëtejshëm të kompanisë. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit të gjatë mes Raiffeisen Bank dhe Devolli Corporation.

    Më pas, vizita vazhdoi në fabrikën e birrës Peja, ku Strobl u prit nga aksionari i Devolli Group, Blerim Devolli.

    Bankierët patën mundësinë të shohin nga afër procesin modern të prodhimit të birrës dhe të njihen me strategjinë e Devolli Group për inovacion dhe rritje në tregun vendor e ndërkombëtar. Si bashkëpunëtorë të vjetër, përfaqësuesit e Raiffeisen Bank dhe Devolli Corporation dhe Devolli Group shprehën angazhimin e tyre për të thelluar më tej marrëdhëniet e biznesit, duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim që do të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në Kosovë.

    Kjo vizitë vë në pah partneritetin e fortë mes sektorit bankar dhe atij të prodhimit, duke konfirmuar rolin e rëndësishëm të këtyre institucioneve në rritjen e ekonomisë së vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark