Drejtori i afërt me AAK-në denoncon mësuesin në polici për ngacmim seksual, deklaratat e tij përgënjeshtrohen nga dëshmitarët dhe audio-incizimet - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Drejtori i afërt me AAK-në denoncon mësuesin në polici për ngacmim seksual, deklaratat e tij përgënjeshtrohen nga dëshmitarët dhe audio-incizimet

    Insajderi
    29 March 2025 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i shkollës së fshatit Ramoc të Gjakovës, Lekë Hajdaraj, asnjëherë nuk është kursyer të shfaqet në publik me funksionarët e lartë të AAK-së. Sipas ish-mësuesit të shkollës “Ardhmëria”, Hajdaraj as ndaj tij nuk ka qenë kursyer.

    Ish-mësuesi Lush Krasniqi, në një intervistë me gazetaren e Insajderit, Dijellza Preniqi, ka deklaruar se drejtori kishte bërë një denoncim të rremë në polici, duke thënë se Krasniqi i kishte ngacmuar seksualisht mësueset e shkollës, e kishte kërcënuar fizikisht dhe e kishte denoncuar, madje falë tij ka mbetur pa punë.

    Hajdaraj është kontaktuar nga Insajderi, ku ai ka mohuar të gjitha akuzat e Krasniqit, por në disa audio-incizime të siguruara nga Insajderi, versioni i tij lidhur me këtë çështje është përgënjeshtruar.

    Në vijim mund të ndiqni storien me versionet e dy protagonistëve, sidhe audio-incizimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark