Tetë nxënës të shkollës së mesme “Fan Noli” në Podujevë janë sulmuar sot nga një qen endacak. Lidhur me rastin ka reaguar Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu.
Fetahu thotë se pas incidentit, nxënësit kanë pranuar tretmanin mjekësor dhe se janë mirë.
“Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident para IAAP”Fan S.Noli”, ku një qen i tërbuar ka sulmuar 3 nxënës dhe 3 kalimtarë rasti. Pas incidentit nxënësit dhe qytetarët kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga QKMF, gjendja e tyre shëndetësore tashmë është e mirë dhe me lëndime të lehta trupore”, thotë ai.
Tutjr, ai ka shtuar se pas incidentit, kanë bërë izolimin e kafshës.
“Me të pranuar informatën përmes kontratës që kemi si komunë për trajtimin e qenve endacakë është bërë trajtimi dhe izolimi i kafshës, si dhe i kemi vizituar nxënësit për tu informuar më tej për rastin. Nxënësve dhe qytetarëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë”, tha ai.