Drejtori i AVONET ngre dyshime për aferë në një tender të komunës së Shtimes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i AVONET ngre dyshime për aferë në një tender të komunës së Shtimes

    Insajderi
    13 June 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i AVONET, Kenan Gashi, ka ngritur dyshime për aferë me një tender në komunën e Shtimes.

    “Komuna e Shtimes, në aktivitetin e prokurimit me titull:
    “Renovimi i shkollave ‘Abdullah Shabani’, SHMU ‘Lasgush Poradeci’, ‘Emin Duraku’, ‘Idriz Ajeti’, IP ‘Albiona Asllani’, ‘Hasan Prishtina’ dhe ‘Naim Frashëri’”, me numër të prokurimit: 617-25-4861-5-2-1, ka vendosur një kriter diskriminues, si në vijim: Kamion tip kiper me peshë bartëse 1 ton.”.

    Ai ka shtuar se vendosja e këtij kriteri kufizon konkurrencën dhe rrezikon një garë të lirë dhe të barabartë

    “Vendosja e këtij kriteri në dosjen e tenderit, konkretisht në nenet 9.1 dhe 9.2, kufizon konkurrencën dhe rrezikon një garë të lirë dhe të barabartë. Ky kusht favorizon operatorë të caktuar ekonomikë dhe bie në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik”.

    Postimi i plotë:

    Komuna e Shtimes, në aktivitetin e prokurimit me titull:
    “Renovimi i shkollave ‘Abdullah Shabani’, SHMU ‘Lasgush Poradeci’, ‘Emin Duraku’, ‘Idriz Ajeti’, IP ‘Albiona Asllani’, ‘Hasan Prishtina’ dhe ‘Naim Frashëri’”, me numër të prokurimit: 617-25-4861-5-2-1, ka vendosur një kriter diskriminues, si në vijim:

    • Kamion tip kiper me peshë bartëse 1 ton.

    Vendosja e këtij kriteri në dosjen e tenderit, konkretisht në nenet 9.1 dhe 9.2, kufizon konkurrencën dhe rrezikon një garë të lirë dhe të barabartë. Ky kusht favorizon operatorë të caktuar ekonomikë dhe bie në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik.

    Kryetari Qemajl Aliu, në cilësinë e Zyrtarit Kryesor Administrativ, duhet të veprojë menjëherë dhe të heqë këtë kriter përjashtues, i cili cenon konkurrencën e drejtë dhe të hapur në procedurat tenderuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark