Drejtori i Bordit të TRUST-it: Jam kundër tërheqjes së mjeteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Bordit të TRUST-it: Jam kundër tërheqjes së mjeteve

    Insajderi
    05 March 2025 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emanuel Bajra, kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës foli për TRUST-in, një nga temat me mjaft interes për qytetarët e Kosovës.

    Kreu i Bordit të TKPK-së u pyet se a do të lejohen për tërheqje mjetet e kursimeve pensional.

    Ai u përgjigj se është kundër këtij opsioni.

    “Unë jam kundër këtyre lëshimeve të TRUST-it. Kjo për shkak se TRUST-i duhet të kuptohet si entitet kursyes e jo investues, jo kur të na teket të shkojmë dhe t’i marrim paratë, për shkak  se ajo e afekton edhe vlerën e TRUST-it vet, por e afekton edhe të ardhmen e çdo kontributdhënësi kosovar. Kështu që nuk e kisha rekomandu”, deklaroi Bajra në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark