Motra e drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, Ann Altman, ka ngritur një paditje, duke akuzuar se ai e ka abuzuar seksualisht rregullisht gjatë periudhës 1997-2006.
Padia, e cila u depozitua më 6 janar në një Gjykatë Federale në Distriktin Lindor të Misurit, pretendon se abuzimi ka nisur kur ajo ishte 3 vjeç dhe Altman ishte 12 vjeç.
Në një deklaratë të përbashkët në X, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit e tij, Sam Altman ka mohuar akuzat, duke thënë se “të gjitha këto pretendime janë plotësisht të pasakta.”
Deklarata vazhdoi: “Të kujdesesh për një anëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është jashtëzakonisht e vështirë”.
“Kjo situatë shkakton dhimbje të jashtëzakonshme për të gjithë familjen tonë”.
Në padinë që ka parë BBC, Ann Altman ka pretenduar se abuzimi, i cili ka ndodhur për shumë vite, ka përfshirë edhe përdhunim.
Padia shton se ngjarja e fundit e abuzimit të pretenduar ka ndodhur kur Sam Altman ishte një i rritur, ndërsa ajo ende ishte një minorene.
Padia kërkon një gjyq me jurinë dhe dëmshpërblim që kalon shumën 75,000 dollarë (60,100 £).
Ann Altman ka bërë më parë akuza të ngjashme ndaj vëllait të saj në platformat e mediave sociale si X.
Sam Altman është një nga figurat më të njohura në botën e teknologjisë.
Në fund të vitit 2022, OpenAI lançoi chatbotin e inteligjencës artificiale (IA) ChatGPT.