×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

    Insajderi
    08 September 2024 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i CIA-s, William Burns ka deklaruar se ka ekzistuar rrezikuar real që Rusia të përdorte armët bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë në vjeshtën e vitit 2022, pavarësisht se theksoi se Perëndimi nuk duhet frikësuar nga kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin.

    “Askush prej nesh nuk duhet t’i marrë lehtë rreziqet e përshkallëzimit”, tha Burns të shtunën në një bisedë me shefin e inteligjencës sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

    “Ka pasur moment në vjeshtën e vitit 2022, kur mendoj se ka pasur rrezik real për përdorimin potencial të armëve bërthamore”, tha Burns.

    “Kurrë nuk kam menduar dhe ky është këndvështrimi edhe i agjencisë që udhëheq se duhet të frikësohemi pa nevojë nga kjo”, shtoi i pari i CIA-s amerikane.

    Me urdhër të presidentit Joe Biden, Burns u takua me homologun e tij rus, Sergey Naryshkin, në fund të vitit 2022 për të përsëritur “pasojat” e përshkallëzimit bërthamor, tregoi drejtori i CIA-s.

    “Ne vazhduam të jemi të drejtpërdrejtë për këtë”, shtoi Burns. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark