Drejtori i Klinikës Infektive jep detaje për vdekjen e dy pacientëve nga COVID-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Klinikës Infektive jep detaje për vdekjen e dy pacientëve nga COVID-19

    Insajderi
    19 August 2024 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Klinikën Infektive të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) janë të hospitalizuar aktualisht 10 pacientë me COVID-19, përfshirë dy që janë në trajtim me oksigjeno-terapi. Kështu ka deklaruar drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një video të publikuar në Facebook.

    Vishaj ka folur gjithashtu për dy rastet e fundit të vdekjeve nga COVID-19 në këtë klinikë.

    “Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje. Njëri në moshën 80 vjeçare i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë ngase ka pasur sëmundje të tjera të rënda kronike. Një pacient tjetër në moshën 67 vjeçare i cili lëngonte nga sëmundje të rëndë kronike që ishte duke u trajtuar më përpara në Klinikën Infektive”, ka thënë Vishaj.

    Sipas Vishajt, klinika ka në dispozicion mjaft oksigjeno-terapi, barna dhe staf mbështetës. Ai ka theksuar se nuk ka nevojë për panik dhe se situata epidemiologjike po monitorohet ngushtë, duke u vepruar sipas zhvillimeve të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark