Drejtori i Realit flet për shortin me Manchester Cityn - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Drejtori i Realit flet për shortin me Manchester Cityn

    Insajderi
    31 January 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka thënë se Manchester City është kundërshtar shumë i vështirë, por ka shtuar se gara e Ligës së Kampionëve për madrilenët është e veçantë.

    “E njohim shumë mirë njëri-tjetrin. City është skuadër e madhe dhe me shumë eksperiencë. Do të jetë kundërshtar i vështirë. Por kjo garë është shumë e veçantë për ne. E luajmë ndeshjen e dytë në Bernabeu. Duhet të marrim rezultat të mirë në Manchester dhe nëse ia arrijmë një gjëje të tillë, jam i sigurt se me përkrahjen e tifozëve, do të kemi më shumë shanse në ndeshjen kthyese për të avancuar në fazën e 16 skuadrave më të mira”, ka thënë Butragueno për “Marcan” menjëherë pas shortit.

    Fituesi i kësaj ndeshjeje do të takohet me Atletico Madridin apo Bayer Leverkusenin në 1/8 e finales.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark