Drejtori i SHSKUK-së tregon se kur do të dalin nga Klinika Infektive zyrtarët e KQZ-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Drejtori i SHSKUK-së tregon se kur do të dalin nga Klinika Infektive zyrtarët e KQZ-së

    Insajderi
    15 October 2019 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu ka treguar se nesër 12 zyrtarët e KQZ-së që janë të shtrirë në Klinikën Infektive, pritet që të lirohen për në shtëpitë e tyre.

    “Bashkë me Prof. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe dr. Lindita Berisha, UD. Drejtoreshë e Klinikës Infektive, vizituam 12 verifikuesit e KQZ-së, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive. Pas vizitës së tyre, vërtetuam se ata kanë gjendje të mirë shëndetësore”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

    “Rezultatet e mostrave të analizave laboratorike të punuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, konfirmuan se nuk bëhet fjalë për sindromë infeksioze”.

    “Pas mbikëqyrjes dhe ofrimit të ndihmës mjekësore, ata pritet që nesër të lirohen në shtëpi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark