×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i VV’së në RTK e pranon që e ka përmendur AKI’në para bordit në lidhje me shkrimin e “Slobodna Bosna”

    Insajderi
    03 November 2024 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtari dhe ish-donatori i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, që drejton Radio Televizionin e Kosovës, ka shkruar pas disa muajsh lidhur me skandalin e lajmit të “Slobodna Bosna”, përmes të cilit u atakuan dy media kosovare.

    Gërvalla pas sa muajsh e ka pranuar publikisht se në mbledhjen e Bordit të RTK-së e ka përmendur Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, megjithatë thotë se e kishte bërë “rrëshqimthi”, teksa shtoi se AKI’ja s’pati ndikim tek publikimi i lajmit të Slobodna Bosnas.

    Unë jam i vetëdijshëm se sa është shtrembëruar një deklaratë imja “off the record”, në një mbledhje të mbyllur para Bordit te RTK, ku kam përmendur rrëshqimthi përkitjet institucionale me AKI-në. Por, AKI nuk ka pas ndikim që ta publikojmë këtë lajm të përkthyer dhe cituar nga SB”, ka thënë Gërvalla.

    Jam po ashtu i vetëdijshëm se KPM ka kritikuar menaxhimin e atij rasti. Interesi publik për informacion dhe rregulli i citimit ishin busulla ime në atë situatë. Por sot ndiej megjithatë siklet e faj kur shoh se si keqpërdoret ajo aferë për të ushtruar qitje tinzare kundër AKI-së. Më vjen t’u kërkoj sinqerisht ndjesë organeve të sigurisë pse goditen indirekt, për arsye timen. Pse ua bëjnë si atij djalit në thënien e lashtë, për shkak timin”, ka ndër të tjera ai.

    Gërvalla tutje ka dhënë leksione mbi demokracinë, se si çdo gazetar duhet ta mbrojë AKI’në.

    Prandaj ftoj te gjithe ata që ia duan të mirën vendit tonë që të mos ingranohen në makineri të ferrit. Është detyrë morale e çdo gazetari dhe, në vazhdim, e çdo qytetari që të ketë mirëbesim dhe të mbështesë institucionet profesionale të shtetit demokratik, AKI-në me doemos, por edhe Policinë e Kosovës, RTK-në, etj“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark