Drejtori për Siguri dhe Emergjenca: Pema e rrëzuar pranë RTK-së ishte rrezik për kalimtarët, shkak moti i lig - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori për Siguri dhe Emergjenca: Pema e rrëzuar pranë RTK-së ishte rrezik për kalimtarët, shkak moti i lig

    Insajderi
    11 September 2025 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka thënë se pema e rrëzuar në Prishtinë, në afërsi të Radio Televizionit të Kosovës, ka qenë natyrisht edhe rrezik për kalimtarët.

    “Si pasojë e motit të lig, para një ore është rrëzuar ky dru që po e shihni. Dëmet materiale janë shumë të vogla, një veturë është dëmtuar vetëm pak. Zjarrfikësit e kanë kryer punën e tyre, ndërsa ekipet tjera do të merren me pastrimin dhe largimin e shtyllës. Rruga për sot do të mbetet e mbyllur”.

    “Patjetër që ka pasur rrezik për kalimtarët, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Ne kryejmë inspektime të drunjve në qytet dhe vendosim se cilët prej tyre duhet të largohen”, ka thënë ai për EO.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark