
Ilir Abdullahu sot është eruar drejtor i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, por që nga marsi i këtij viti ai ishte ushtrues detyre në këtë post.
Në tre vitet e ardhshme ai do të jetë në krye të saj kompanie, por ai nuk ka vetëm këtë punë.
Del që ai merr pesë paga, e deri më tani ka qene drejtor teknik në këtë Kompani raporton ë.net. Madje në Ujësjellësin Prishtina ai punon që nga viti 2008.
Abdullahu duket se këtë vit nuk ka deklaruar pasurinë, të paktën ajo nuk figuron të Agjencia Kundër Korrupsionit.
E në vitin 2015 kur ai ka deklaruar pasurinë ai merret pesë paga.
Në ujësjellës si drejtor me pagë 16 mijë e 500 euro në vit, ai punon edhe në dy kompani private nga të cilat ka deklaruar që paguhet me honorar, në ALB Architect sh.p.k dhe në N.N Engeniering “Nartel” sh.p.k, pastaj Abdullahu me honorar paguhet edhe ngë Kolegji UBT, dhe në fund ka deklaruar se paguhet me honorar edhe nga Minsitria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku merr 5 mijë euro në vit.
Ndërsa, bashkëshortja e tij punon në QKUK, në Neonatologji.
Jo vetëm kaq, ai ka edhe shumë pasuri të paluajtshme. Siç njofton ë.net, ai ka mbi 400 mijë euro pasuri të paluajtshme, këtu përfshihet tokë, banesa dhe garazhë.
Veturën del ta ketë më të thjeshtën, një Opel Corsa e vlerës 3 mijë e 500 euro, ndërsa ka kursime në një nga bankat tonë, mbi 8 mijë euro. Te deklarimi i pasurisë figuron se ai ka një kredi për njërën nga banesat që e ka blerë, ku vlerën ia ka shkruar më shumë se që e ka deklaruar më lartë, tek pasuria e paluajtshme.