Drejtori i RTK-së: Prokuroria frikësohet nga Dardan Molliqaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i RTK-së: Prokuroria frikësohet nga Dardan Molliqaj

    Insajderi
    09 December 2016 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka drejtuar sërish akuza ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, për të cilin beson se ka ndikim edhe tek prokuroria.

    Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Shala ka thënë se prokuroria e di se kush e ka sulmuar shtëpinë e tij dhe RTK-në “por ata nuk po guxojnë të ndërmarrin masa.”

    “Nuk po mundem me besu që deri ku kanë arrit me fut frikën qiftat e Dardan M”, ka shkruar Shala duke iu referuar Molliqajt.

    Në një konferencë për media të enjten, Molliqaj ka thënë se Mentor Shala dhe kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha, janë disa prej përgjegjësve për “montimin e rastit” kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

    Menjëherë pas kësaj deklarate, kishte reaguar Shala që i kishte kërkuar shpjegime Molliqajt lidhur me një sulm me bombë që ka ndodhur më herët në shtëpinë e drejtorit të RTK-së./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark