Drejtori i shkarkuar i FBI-së dëshmon sot para Kongresit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Drejtori i shkarkuar i FBI-së dëshmon sot para Kongresit

    Insajderi
    08 June 2017 - 07:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i shkarkuar i FBI-së, James Comey, do të dëshmojë sot para Kongresit për, siç është thënë, presionin nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Në një dëshmi me shkrim, e bërë publike të mërkurën, Comey ka thënë se Trump i ka kërkuar atij të ndalojë hetimet mbi ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Michael Flynn.

    Flynn ka dhënë dorëheqje në muajin shkurt, për shkak të kontakteve të tij me zyrtarët rusë.

    Comey po ashtu ka thënë se presidenti Trump e ka cilësuar hetimin e çështjes ruse si “një re” mbi të.

    Presidencën Trump, prej fillimit, e kanë përcjellë dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

    Comey është shkarkuuar nga detyra muajin e kaluar, me vendim të presidentit.

    Shtëpia e Bardhë ka insistuar se vendimi për shkarkim nuk ka të bëjë me hetimin e çështjes ruse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark