Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel qytetarëve për temperaturat e larta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel qytetarëve për temperaturat e larta

    Insajderi
    22 July 2025 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka bërë një apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

    “Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, tha Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjithashtu përmes një njoftimi ka njoftuar për rreziqet e temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë.

    “Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht. Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizim me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushte moti jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera” , thuhet në njoftim.

    IHMK-ja ka thënë se sa i përket motit, Kosova gjendet në zonën e kuqe, e cila llogaritet me rrezik ekstrem.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark