×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Drejtues të kompanive gjigante: Pa migrantët s’do të ekzistonim

    Insajderi
    29 January 2017 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Google, Apple, Netflix e gjigantë të tjerë të teknologjisë janë kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump për emigrantët myslimanë, të cilëve iu ka ndaluar hyrjen në SHBA.

    Kompanitë e teknologjisë në Amerikë mbështeten shumë në inxhinier të huaj dhe të ekspertë të tjerë teknikë si dhe në një përqindje të konsiderueshme të fuqisë punëtore. Urdhri ndalon hyrjen në SHBA për të gjithë personat nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni për 90 ditë.

    Ky veprim, me qëllim gjoja për të parandaluar ekstremistët nga kryerja e sulmeve në SHBA, tani mund të rrisë tensionet mes administratës së re të Trumpit dhe me një nga industritë më të të rëndësishme ekonomikisht dhe kulturalisht të vendit.

    “Unë ndaj shqetësimin tuaj për urdhrin e emigracionit të Trump”, iu është drejtuar punëtorëve drejtori i Apple, Tim Cook. “Nuk është një politikë që ne e mbështesim. Kemi arritur që në Shtëpinë e Bardhë të shpjegojmë efektin negativ për punëtorët tanë dhe kompaninë”, është shprehur ai.

    Cook nuk ka bërë të ditur me saktësi se sa punëtor të Apple janë prekur, por ka thënë se pa emigrantët Apple nuk do të ekzistonte.

    “Apple nuk do të ekzistonte pa emigrantët, lërni të përparojnë dhe të shpikin ashtu siç bëjmë ne”, ka shkruar Cook, si një referencë e qartë për bashkë-themeluesin e Apple, Steve Jobs, që ishte i biri i një emigranti sirian.

    Kurse drejtori i Netflix, Reed Hastings ka thënë se, “veprimet e Trumpit po dëmtojnë punonjësit e Netflix në mbarë botën, dhe ka aq shumë jo-amerikan që na dhemb të gjithëve. Edhe më keq, këto verpime do ta bëjnë amerikën më pak të sigurt (përmes shkaktimit të urrejtjes dhe humbjes së aleatëve), se sa më të sigurt”.
    “Është koha që të bashkojmë duart së bashku për të mbrojtur vlerat amerikane të lirisë dhe mundësive”, ka thënë ai.

    Përveç tyre, ditë më parë edhe krerët e Microsoft, Facebook e Google kanë shprehur shqetësimet e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark