Drejtuesi i veteranëve në Istog paralajmëron luftë nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtuesi i veteranëve në Istog paralajmëron luftë nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

    Insajderi
    13 April 2017 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ani pse vet deputeti i AAK-së dhe vëllai i Ramush Haradinajt, Daut Haradinaj, u detyrua të sqaroj deklaratën e tij se “Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, duke nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare, kjo deklaratë është marrë seriozisht nga një ish-bashkëluftëtar i tij.

    Ish-bashkëluftëtari i Ramush Hajradinajt, tani kryetar i OVL të UÇK në Istog, Bekë Berisha ka folur për portalin “saktë.net” duke thënë se nëse Franca e ekstradon Haradinajn në Serbi, atëherë do të kris lufta.

    “A do të thotë luftë ekstradimi i Ramushit? Të jeni të sigurt se po. Edhe nuk do ta pësojnë veç serbet e Kosovës, por do ta pësojnë të gjithë, edhe shqiptaret, edhe maqedonët, edhe malazezet, edhe qeveria jone kuislinge”, ka thënë Berisha.

    Ai ka akuzuar Francën se po mbanë Haradinajn për shkak të miqësisë me Serbinë.

    “Mendojmë se francezët do ta shfrytëzojnë çdo mundësia burokratike që ta mbajnë sa më gjatë Ramush Haradinajn sepse dihet miqësia historike që ata kanë me serbët. Këtu kanë gisht edhe institucionet e Kosovës ngaqë i kanë shërbyer Serbisë me informata sepse vendi ynë nuk ka pasur kurrë Qeveri më antikombëtare”, shprehet Berisha.

    Megjithatë, ai nuk beson se Franca do ta dorëzojë Haradinajn në Serbi ngaqë, sipas tij, Kosova është një shtet i pavarur, ndërsa deklarimet e Daut Hradinajt i ka quajtur si keqinterpretim nga mediat./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark