Dren dhe Art Abazi ironizojnë me Dimal Bashën pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dren dhe Art Abazi ironizojnë me Dimal Bashën pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    26 August 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dimal Basha u zgjodh sot me 73 vota Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Megjithatë, menjëherë pas votimit në rrjetet sociale filloi të shpërndahej një fotografi e dëftesës së tij të shkollës së mesme, ku vëreheshin disa nota më të ulëta në disa lëndë.

    Kjo nxiti reagime të shumta e ironike, duke bërë kështu që të diskutohet në tërësi kjo pjesë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Ndër reagimet më të veçanta ishte ai i këngëtarit Art Abazi, i cili ndau në Instagram një bisedë familjare.

    Në bisedë, vëllai i tij Dreni me humor shkroi se Arti kishte pasur nota më të larta se Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, duke shoqëruar mesazhin edhe me foton e dëftesës së Bashës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark