Një person me probleme psiqike është arrestuar në Drenas përgjatë ditës së djeshme, nën dyshimin se për një moment është bërë agresiv dhe ka kapur dhunshëm për duarsh familjaren e tij.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën (dje), teksa viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëri të ditur policia në raport ditor.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.