Qytetarët e Komunës së Drenasit me të drejtë vote sot do ta kenë mundësinë të votojnë për kryetari e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen sot.
Drenasit iu desh të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të dënimit të ish-kryetarit Nexhat Demaku, i cili e qeverisi këtë komunë për dy mandate.
Qendrat e votimit do të hapen prej orës 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Partitë politike për disa ditë rresht kanë pasur mundësinë që t’i shpalosin premtimet e tyre para qytetarëve, për ta fituar besimin e tyre./Insajderi.com