Në një atmosferë vërtetë të mrekullueshme u takuan këto dy skuadra në “Riza Lushta”, mirëpo vetëm njëra doli e buzëqeshur.
Pjesa e parë ishte tejet e dobët, ku skuadrat kishin frikë nga njëra tjetrën dhe pritën vetëm gabimet e kundërshtarëve. Pa raste dhe pa gola përfundoi kjo pjesë, shkruan sportali.net.
Ndërsa pjesa e dytë kishte krejtësisht një pasqyrë tjetër, ku të dyja skuadrat kërkuan fitorën. Të parët që kaluan në epërsi ishin Drenica që shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë me anë të Tahirit. Vetëm dy minuta zgjati epërsia e parë, pasi sulmuesi kryesor i Dukagjinit, Dakaj shënoi për barazim në 1:1.
Ndeshjen e vendosi Liridon Syla që pas një aksioni të mirë shënoi nga një largësi tejet e madhe, duke vulosur edhe rezultatin final të takimit, 2:1.
Për Drenicën në fund të ndeshjes u akordua edhe një penallti që në e humbi Hysen Tahiri.
Pra Drenica siguron edhe një vit në Superligë, ndërsa Dukagjinit i mbetet që të punoi më shumë për vitin e ardhshem. /Insajderi.com