Një bashkëpunëtor i kandidatit të pavarur në zgjedhjet për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, i cili mundi kandidatët e tri partive politike, është ndalur gjatë mbrëmjes të së hënës në këtë qytet.
Sipas kandidatit Drenori ky është një atentat në tentativë por nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook se do të flas në emisionin Interaktiv për një “atentat në tentativë”.
Insajderi nga kampi i Drenorit ka marrë vesh se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së hënës në rrugët e Drenasit.
“Rasti nuk ka qenë ndaj Drenorit por prej njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, i cili mbrëmë është ndaluar duke shkuar në rrugë nga persona të panjohur” ka thënë një zyrtar i kampit të Drenorit.
Ai ka thënë se rasti është paraqitur edhe në Polici.
Insajderi ka kontaktuar komandantin e Policisë në Drenas, Driton Morina, por ai ka thënë se nuk ka informacion të tillë.
“Nesër në mëngjes mund të flasim sepse nuk kam informacion tani për tani”, ka thënë Dritoni./Insajderi.com