“Dreqi të hangtë Albin” – Çitaku i del në krah Ganimete Musliut: Racizmi ndaj Drenicës nuk kalon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Dreqi të hangtë Albin” – Çitaku i del në krah Ganimete Musliut: Racizmi ndaj Drenicës nuk kalon

    Insajderi
    03 March 2023 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje deputetes bashkëpartiake, Ganimete Musliut, pas fjalimit të mbrëmshëm në Kuvend.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se forma se si po gjykohet Musliu është racizëm kulturor ndaj Drenicës.

    Tutje, Çitaku tha se Musliu nuk ka sharë as nuk ka ofenduar askënd.

    Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë. Move on”, ka shkruar Çitaku.

    Kujtojmë se në seancën e mbrëmshme, Ganimete Musliu iu drejtua kryeministrit Kurti me fjalët “dreqi të hangtë Albin, nuk le qershi pa hangër”, duke iu referuar parimeve të shkelura të kreut të Qeverisë gjatë kohës që ka qenë në opozitë dhe tash sa është në pushtet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark