Një ditë para finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 3, Driloni dhe Xuxi kanë surprizuar publikun dhe finalistët me një moment muzikor të paharrueshëm.
Vëllai i Madh u kujdes që të argëtojë finalistët me muzikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe energjike në shtëpi.
Në shoqërinë e ëmbëlsirave të shijshme nga “Mondo”, finalistët kanë shijuar plotësisht këtë moment të fundit para finales. Gjatë kësaj kohe, Xuxi dhe Driloni kanë kënduar bashkë këngën e njohur të Shpat Kasapit, “Largohu”, duke befasuar të gjithë me zërin e tyre. Ky moment i veçantë ka shtuar një emocion tjetër në ditët e fundit të këtij edicioni të suksesshëm.