Driloni: Nëse ndodh diçka në Kosovë, unë i pari kthehem dhe luftoj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Driloni: Nëse ndodh diçka në Kosovë, unë i pari kthehem dhe luftoj

    Insajderi
    26 January 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Week End”, ku foli për herë të parë rreth eksperiencës së tij në këtë format. Ai tha se është ndjerë mirë që merr kaq shumë dashuri nga publikuar.

    Nuk kam parë shumë gjëra ende, më vyen edhe pak kohë të kuptoj se çka po ndodh. Vëllai më tregoi se po më duan shumë. Të marrësh kaq shumë dashuri nga publiku është ndjenjë shumë e mirë, por nuk kam pasur mundësi ta shijojë shumë”, tha Driloni.

    Fituesi i BBVK 3 foli edhe për dashurinë që ka për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje shpreh gatishmëri që nëse ndodh diçka, ai është i pari që do të luftojë.

    Kam në familje shumë njerëz që kanë qenë në UÇK dhe që kanë luftuar për Kosovën, nesër me ndodh diçka në Kosovë do isha i pari që do kthehesha dhe të luftoja, këtë e them me zemër, jo për t’u fryer”, tha ai duke shtuar:

    “Edhe në boks hyj gjithë me UÇK, e shqiponjë, gjithmonë i kam me vete”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark