“Drita e syve të mi, ma këpute shpirtin”, postimi prekës i motrës së policit të vrarë në Zllatar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Drita e syve të mi, ma këpute shpirtin”, postimi prekës i motrës së policit të vrarë në Zllatar

    Insajderi
    19 February 2022 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në orët e vona u raportua për vrasjen aksidentale të policit Lirim Haxholli në fshatin Zllatar të Prishtinës.

    Haxholli dyshohet se qëlloi aksidentalisht me armë zjarri kolegun e tij, Lirim Haxhollin, i cili u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë .

    Pas vdekjes së Haxhollit kanë reaguar familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e kryeqytetit në Dragodan.

    Ndërkohë, motra e Haxhollit ka shkruar një postim prekës në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se “O shpirti jem, o drita e syve te mi ma këpute shpirtin. Pusho në paqe!”.

    “Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë Lirim Idriz Haxholli!”, thuhet tutje në postimin e saj.

    Motra e tij ka bërë të ditur se varrimi bëhet në prezencë dhe përcjellje të familjes, miqve, kolegëve dhe dashamirëve nesër në orën 15:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark