Finalja e Kupës së Kosovës mes dy ekipeve Prishtina dhe Drita ka hyrë në minutën e 30-të dhe menjëherë ka ardhur goli.
Ka shënuar ekipi gjilanas Drita ndërsa golin e ka shënuar ish-lojtari i Prishtinës, Fidan Sejdiu.
Kjo finale është e vlefshme për Europa League dhe për këtë arsye ndeshjen po e përcjellin mijëra shikues që kanë mbushur stadiumin e Prishtinës.
Atë po e përcjellin edhe dy kryetarët, ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ai i Gjilanit, Lutfi Haziri./Insajderi.com