×
  • Lajme
  • Lajme

    Dritan Abazovic ndihmoi në organizimin e ceremonisë ku u kënduan këngë nacionaliste kundër Kosovës

    Insajderi
    05 September 2021 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Cetine të Malit të Zi është mbajtur ceremoni e shugurimit nga priftërinjët e Kishës Ortodokse Serbe pavarësisht protestave të dhunshme që ndodhën atje në tentim për të parandaluar këtë të ndodh, shkruan Gazeta Metro.

    Për ta bërë të mundur këtë ceremoni ku u kënduan këngë nacionaliste serbe të tilla si: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, ndihmoi edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.

    Ai në një fotografi të publikuar në rrjetin social Twitter është parë në takim me priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe dhe me shefin e policisë të Malit të Zi duke koordinuar punët rreth këtij manifestimi.

    Gjatë shugurimit nga Cetinje, janë dëgjuar edhe rreshtat e këngës nacionaliste të Kishës Ortodokse Serbe: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

    Sot, Cetina është përballur me trazira në tentim për të ndaluar shugurimin në kishë nga priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe, por si duket autoritetet malazeze ishin të vendosur ta lënë këtë të ndodhë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark