Zëvendëskryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këtë të martë është dekoruar nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Abazoviq nga Veliaj u dekorua me çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, teksa bëhet edhe personi i parë nga Mali i Zi që merr këtë çmim.
“Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, ka shkruar Abazoviq krahas fotografisë me Veliajn.
Ndërsa Qeveria e Malit të Zi nëpërmjet një cicërime thotë se Abazoviq vuri në dukje se ky çmim duhet të hapë zemrat e qytetarëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Sot, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq iu dha Çelësi i Qytetit të Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj. Abazoviq vuri në dukje se Çelësi simbolik i Qytetit të Tiranës duhet të hapë zemrat e qytetarëve të dy vendeve”, thuhet njoftimin e Qeverisë të bërë publik në Twitter.