Driton Selmanaj kritikon Kurtin: Kosova 50 ditë nën sanksione të BE-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Driton Selmanaj kritikon Kurtin: Kosova 50 ditë nën sanksione të BE-së

    Insajderi
    17 August 2023 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk e meriton këtë qeverisje e as këtë ndëshkim

    Në këtë mënyrë ai kritikoi kryeministrin e Kosovqs, Albin Kurtin.

    ”Nuk po flasim për Korenë e Veriut,Rusinë, Bjellorusinë, Venezuelën apo Kubën, fatkeqësisht po flasim për shtetin tonë, për Kosovën tonë, për projektin e mbështetur fuqishëm nga aleanca euro-atlantike”.

    ”Regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës. Kosova nuk e meriton këtë qeveri dhe qeverisje. Populli i Kosovës nuk e meriton këtë ndëshkim”, ka shkruar Selmanaj, të enjten.

    Ndëshkimet e BE-së ndaj Kosovës erdhën si rezultat i siuatës në Veriun e Kosovës, ku BE-ja e bënte përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për dërgimin e kryetarëve në objektet komunale në Veri.

    Pas kësaj, Kosova ka arritur një marrëveshje me BE-në në Bratislavë, por ndëshkimet nuk janë larguar akoma. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark